Nait Hasani paralajmëron se do të jetë kandidat për deputet nga PDK-ja: Ne po vijmë

10 tetor 2024 | 23:25

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka kohë që është aktiv në politikë. Hasani ka marrë pjesë në përvjetorin e 25-të të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai përpos miqve dhe bashkëveprimtarëve ishte i shoqëruar nga dy djemtë e tij.

Hasani në llogarinë e vet ka postuar disa fotografi me zyrtar të lartë të PDK-së, por dhe me disa kandidatë të mundshëm për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, si Ragip Xhaka, Isak Shabani, Isak Neziri etj.

“Ne po vijmë…Urime PDK!”, ka shkruar Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u është përgjigjur deklaratave të…