Nait Hasani për Hashim Thaçin: Është Ismail Qemali i dytë

05 dhjetor 2024 | 19:13

Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, e ka quajtur ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin si “një Ismail Qemali i dytë”.

Hasani këto komente i bëri teksa ishte duke folur për Gjykatën Speciale dhe gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilin e quajti të padrejtë.

“E kemi themeluar gjykatën e tash njeri, presidenti i vendit, ta ka shpallur pavarësinë, e ti të shkosh t’i thuash ‘e shpalle pavarësinë, ti je një Ismail Qemali i dytë dhe tash unë dua të të gjykojë ty se ia ke dhënë një shuplakë dikujt në Kleçkë’”, tha Hasani në “DPT te Fidani”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Sali Bislimi Shkrimtari Riza Greiçevci vjen me librin e…