Nait Hasani: Përveç Donikës dhe Albulenës, të gjithë kandidatët tjerë janë të mirëpritur

23 prill 2025 | 10:29

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, sot para se të filloj seanca e Kuvendit të Kosovës është deklaruar për medie.

Në lidhje me votën e tyre për kryetar të Kuvendit, Hasani ka thënë se janë dy emra nga LV-ja të cilët nuk i votojnë.

“Nuk kemi nevojë ta votojmë ne, le ta votojnë ata vetë. Ne do ta votojmë kryetarin që është koncesual, bashkëpunues, mirëkuptues që është nder i Kuvendit. Përveç Donikës dhe Albulenës, të tjerët janë gjithë të mirëpritur”, ka thënë Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti do të largohet më së largu në fund…