Nait Hasani: Ramush, vetëm burrat si ti japin çdo gjë për atdheun!

19 korrik 2019 | 22:41

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, përmes rrjetit social “Facebook” ka shkruar se lajmi për dorëheqjen e Ramush Haradinajt e goditur rëndë atë.

Postimi i plotë i Hasanit:

Ishte lajm i rënd për mua sot, Ramush, por je Dukagjnas, i fjalës e besës i një regjioni që ka pas e ka emër e që ka pas burra që moti, që i kanë dalë zot këtij vendi e atdheut sa hërë ka qënë në nëvojë e në rrëzik.

Trimat e Dukagjinit nuk i ka friguar as Sulltani, as krali, as mbreti, e ty Ramush as Gjykatat e Hagës, as ato Speciale në mbrojtje të atdheut dhë shtetit të Kosovës, Ti ke kalu sfida në luftë dhe në paqe.

Dorëheqja jote Ramush, nga pozita e kryeministrit pas vendimit që morre nga gjykata speciale për intervistim edhe për të dytën hërë si kryeministër, nga përfundimi i gjykimit në Tribunalin e Hagës, ku u shpalle i pafajshëm dhe u lirove nga të gjitha akuazat.

Thirrja e sotme për të tretën herë për intervistim tash në gjykatën speciale të formuar nga Kuvendi i Kosovës për të njëjtat akuza, pse ne si shqiptar kemi luftuar për tu çliruar nga okupimi serb, tregon veprimin politik të gjykatës speciale kundër luftës çlirimtare të UÇK-së për lirinë dhë çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Dorëhëqja e jote Ramush nga pozita e kryeministrit për hërë të dytë është akt burrëror e politik, kombëtar e familjar dhe regjional si dukagjinas në shërbim të shtëtit të Kosovës dhë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës për liri e çlirim dhe pavarësi nga Serbia.

Ky veprim i gjykatës speciale në momentet e tashme të dialogut Kosovë – Serbi është në një formë dhë hakmarrje politike kundër punës tënde si kryeministër, që bëre këto dy vite, në mbrojtjën e shtetit të Kosovës në raport me Serbinë në dialog para faktorit politik Ndërkombëtar në të drejtën juridikë të Kosovës si shtet i pavarur e sovran në kufijtë e së drejtës historike e etnike dhe politik shtetërore të njohur ndërkombëtarishtë nga 114 shtete dhe për taksën e vendosur nga qeveria e Kosovës, kundër Serbisë. Këtu më siguri së janë të involvuar drëjtëpërdrëjt dhe politikat hakmarrëse nga çdo anë kundër Kosovës në çdo formë.

Po, Ramush, me veprimin tënd sot ke treguar se pozita politike si kryeministër nuk është asgjë në raport me mbrojtjen e shtetit të Kosovës dhë luftës së shenjtë të UÇK-së të larë me gjakun e mijëra dëshmorëvë dhe gjakun e vëllezërve tuaj dëshmor Luan e Shkëlzen Haradinaj.

Mallkimi qoftë mbi ata e mbi familjet e tyre që ende punojnë kundër atdheut!

Ramush, jam me ty dhe me të gjithë ata Ushtarë të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, në çdo kohë në mbrojtje të atdheut dhe të drejtës tonë për liri, para çdo gjykate speciale e kujtë do qoftë!

Vëtëm burrat, si ti, japin çdo gjë për atdheun!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar në…