Nait Hasani tregon si e shkarkuan nga posti i ambasadorit: Më erdhi një mesazh
19 prill 2023
| 22:16
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka thënë se shkarkimi nga pozita i kishte ardhur në një formë të papritur.
“Mënyra se si erdhi ishte joprotokollare. Nuk e prisja. Më dërguan disa shkresa dhe më thanë se jam i shkarkuar.
Mënyra se si ishte bërë nuk ishte e drejtë. E kuptoj rolin e ambasadorit dhe e kam kryer atë punë me përpikmëri pa pasur problem se cila parti vinte në pushtet në Kosovë. I shkrova Albinit. I thashë shoku im, Albin”, tregon Hasani në T7.
“Megjithatë nuk mora përgjigje. Nuk vazhdova me hapa tjerë. Mjaft kemi pasur probleme dhe përplasje në skenën politike tonë. Nuk kemi nevojë për të tjera. E pranova vendimin dhe vazhdova rrugën time”, shtoi ai.