Nait Hasani vazhdon të marrë përkrahje në garën për deputet
29 janar 2025
| 21:33
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 42, Nait Hsani, ka takuar banorët e Landovicës.
Ai ka theksuar se kanë marrë mbështetje maksimale për Bedri Hamzën kryeministër dhe kandidatët për deputetë.
“Në Landovicën krenare të dëshmorit të UÇK-së Përparim Thaqit. Përdrinia do ta jep mbështetjen maksimale për Bedri Hamzën Kryeministër dhe neve kandidatë të Prizrenit”, ka shkruar Hasani.