Nait Hasanit nuk i lejohet t’i vizitojë ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, kishte bërë kërkesë për t’i vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Salih Mustafën, Pjetër Shalën, Haxhi Shalën, Isni Kilajn etj, të cilët ndodhën në paraburgim në Hagë, por Hasani ka marrë përgjigje negativa nga Dhomat e Specializuara të Hagës, duke mos e lejuar t’i vizitojë bashkëluftëtarët e tij në Hagë, të cilët po mbahen padrejtësisht në paraburgim.
Hasani ka vizituar disa herë bashkëluftëtarët e tij në Hagë dhe kjo është hera e parë që ka marrë përgjigje refuzuese.
I kontaktuar nga ‘Epoka e re’, se pse i është refuzuar kërkesa për t’i vizituar shokët e tij, Hasani ka thënë se nuk i di arsyet e refuzimit.
“Po është e vërtetë që gjykata speciale ma kanë refuzuar kërkesën për vizitë dhe nuk kanë dhënë arsye tjera”, ka thënë ndër tjera Nait Hasani.