Nait Hasani: Vdekje të tillë nuk meritove, bashkëluftëtari im Demë!

02 mars 2020 | 23:56

Njëri ndër themeluesit e UÇK-së,  ambasadori i tashëm i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani përmes rrejtit social “Facebook”, ka shprehur dhimbjen e tij me rastin e vrasjes së ish-bashkëluftëtarit të orëve të para të tij ‘Demës’, Qerim Kelmendit.

Postimi i plotë i ambasadorit Nait Hasani:

Demë,
Vdekje kem të gjithë, vdekja nuk është ndarje, por jetë përtej jetës,
Plagët e luftës ti shëruam, me dhembjet e popullit e dashurinë për liri,
Lufta kishte, dëshmorë e heronj, humbës dhe fitues, fitues ishim ne,
Vdekjen e kishim me vete, si rogovanët qeleshen në kokë, në çdo kohë, po vdekje të tillë nuk meritove, bashkëluftëtari im Demë!
Prehu në paqe me heronjtë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka…