Nakamura debuton me Kosovën në xhudo
03 tetor 2020
| 14:44
Xhudisti japonez Shigeki Nakamura ka bërë një debutim të suksesshëm me Kosovën.
Në Kupën Evropiane në Xhudo që është duke u zhvilluar në Dubrovnik ai ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.
Kualifikimin në gjysmëfinale Nakamura e siguroi pasi mposhti dy xhudistë nga Sllovenia, në kategorinë 73 kilogramë.
Së pari e mposhti Aljaz Plantakun, kurse në meçin e dytë ai e mposhti Goran Kelavan. Në gjysmëfinale ai do të përballet me xhudistin serb, Gjorgje Stanojeviq.