Namani është prezantuar te Drita, por kërkohet nga Skënderbeu
07 korrik 2019
| 14:57
Skuadra e Skënderbeut është në pritje të vendimit të KAS-it në lidhje me dënimin e dhënë nga UEFA, por është duke punuar për përforcime të reja.
“PanoramaSport” raporton sot se skuadra shqiptare është duke u interesuar për mesfushorin Hamdi Namani.
Ky i fundit është larguar nga Llapi dhe është prezantuar javë më parë nga Drita si përforcim i ri, por kjo nuk e ka penguar skuadrën e Skënderbeut që të shfaq interesim për shërbimet e tij.
/Epoka e re/