Namani lë Llapin për Feronikelin
23 maj 2018
| 15:07
Hamdi Namani në sezonin 2018/2019 nuk do të bartë fanellën e Llapit, pasi ka arritur marrëveshje me skuadrën e Feronikelit.
Lajmin e ka bërë të ditur të mërkurën “Olle”, duke u thirrur në burimet e saj të afërta me futbollistin që e ka bartur edhe shiritin e kapitenit në skuadrën e Llapit.
Feronikeli në këtë afat kalimtar ka shprehur interesim edhe për Kastriot Rexhën dhe Artur Maganin.