
Namani pas katër vitesh ndahet me Dritën
Mesfushori i njohur në futbollin e Kosovës, Hamdi Namani është ndarë me skuadrën e Dritës pas plotë katër vitesh.
Futbollisti me një shkrim në “Facebook” ka bërë të ditur se marrëveshja për shkëputjen e kontratës është bërë me pëlqimin e të dyja palëve, raporton “Epoka e re”.
“Ju njoftoj që pas një periudhe katër vjeçare te kaluar me klubin e Dritës, sot kam arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme. Dua ta falënderoj klubin për gjithçka që me ka dhënë për këto vite, gjithashtu faleminderit të gjithë trajnerëve e stafit me të cilët kam punuar, bashkëlojtarëve me të cilët kemi ndarë çdo emocion së bashku, tifozët ‘Intelektualët’ të cilët vazhdimisht kanë qenë mbështetja jonë e madhe dhe të gjithë atyre që kanë punuar në familjen ‘bardhekaltër’. Faleminderit Drita”, ka shkruar Namani.