
Namani regjistron 100 ndeshje me Dritën
12 maj 2022
| 16:17
Mesfushori Hamdi Namani ka arritur shifrën e 100 ndeshjeve zyrtare me klubin Dritës nga Gjilani.
Namani që nga transferimi te bardhekaltrit është paraqitur në 90 ndeshje kampionale, 6 në Kupën e Kosovës, 1 në Superkupë dhe në 3 ndeshje ndërkombëtare në Evropë.
Në total, mesfushori Hamdi Namani ka kontribuar me 7 mijë e 101 minuta lojë, nga ku ka shënuar 15 gola. Skuadra gjilanase e ka falënderuar Namanin për kontributin e dhënë dhe i ka uruar suksese në vazhdimësi.