Namani vazhdon me Dritën
08 qershor 2022
| 15:47
Mesfushori i dalluar në futbollin e Kosovës, Hamdi Namani ka vendosur t’i mbetet besnik skuadrës së Dritës edhe për dy edicionet e ardhshme. Marrëveshjen e rinovimit të kontratës e ka bërë të ditur klubi gjilanas në faqen zyrtare në “Facebook”.
“Klubi ynë FC Drita dhe Hamdi Namani-Lumi kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera. Namani është pjesë e klubit tonë tani e tri vite, ku deri më tani ka zhvilluar 103 ndeshje zyrtare në tri kompeticione dhe ka shënuar 18 gola. FC Drita i dëshiron suksese Namanit në rrugëtimin tonë”, thuhet në njoftimin e Dritës.
Interesim për mesfushorin është raportuar të këtë shfaqur ish-skuadra e tij, Llapi dhe Prishtina.
/Veton ZYMBERI/