NANA ME 4 DJEM, NË BURGUN E HAGËS?!
Ame e bir, rrezedritë, nga Buroja, n’Amerike!
Shkruan: Riza Greiçevci
Kush je ti, bre? Heu?
Toka e qielli me njohin!
Jam nanë!
Për ku je nisur?
Dua me shkue me fol me Zotin!
Një nanë don me fol me Zotin?
A ke lejehyrje? Heu?
A edhe të Zoti me shkue duhet lejehyrja, a?
Phuuu, bre, çka s’polli mendja e njeriut!
Jam nanë! Jam dhuntia e Zotit!
Veç nana, falë Zotit, përkund botën!
Si e ke emrin? Nana e maleve, jam!
Nana e 4 yjeve! Nana e 4 djemve!
I rrita me kore buke…
Kur u rritën, ua dhashë maleve…!
Nanëmadhja e UÇK-së, me thonë:
E Drenicës, para gjyqit!
E UÇK-së ,para gjyqit!
E Kosovës, para gjyqit!
E gjakut para gjyqit!
E pushkës çlirimtare, para gjyqit!
E lirisë, para gjyqit!
E nanave, para gjyqit!
E vorreve, para gjyqit!
E Zotit, para gjyqit!
Edhe e Zotit, edhe e Adem Jasharit!
Aman, nana Hyrë, thua Zoti, para gjyqit?
Edhe Zoti, edhe UÇK-ja, bashkë, në Hagë!
Edhe djepat, edhe Kosova, para gjyqit?
Po flitet, zor e paska Haga, me pasë aq vend të lirë
në burg, sa ka lisa e plisa, sa ka nana, djem,
sa ka istikame, sa ka Ushtarë Çlirimtarë,
sa ka karroca të invalidëve të UÇK-së,
sa ka pika gjaku, eshtna, varre masive,
gjithandej Kosovës…
A, ti, je, Nanëmadhja, Hyrë?
Një nanë nga Drenica do me folur me Zotin?
Due me folur me Zotin, e masanej, edhe unë
po hyj e po rri, bashkë me 4 djemtë e mi,
në burgun Hagës, aq sa me jep Zoti ymer!
Po shkoj ku i kam djemtë e mi!
Po shkoj ku e kam zemrën, shpirtin,
ku e kam qefinin, tabutin, vorrin…
Edhe Zoti e di, pra:
Shaqptare jam, s’jetoj me qira në Kosovë!
S’na solli kanjusha nga t’Anadollit konaqe,
Jemi dardan, s’jemi me bisht,
kemi besë, s’jemi ujq, as rob, as melaqe…!
Bijtë e mi!
Me këto duar u kam gatue!
Gjuhën teme ua kam mësue!
4 djem lapidarë!
Gjuhë e gjak, janë shqiptar!
Me këta sy i kam qa!
Me këto duar i kam la!
U dhashë tamël me këta gji!
Qysh me dekun për liri!
Shqip i mësova me punue!
Edhe dekun me jetue!
Kur u rritën ia fala malit!
U bënë krah të Adem e Jasharit!
Ç’punë ke, thua me Zotin, moj nanë?
Dua me i kërkue një lejehyrje për Hagë!
Dua me ia dorëzua frymën që ma fali!
Dua me ia dorëzua, Zotit, djepin!
Dua me ia dorëzua Zotit, gjinjtë e nanës!
Dua me ia dorëzua tamblin e nanës!
Due me vet Zotin, besoj, je Zoti, pse fale farën
e kaurrit, të naletit, të lugatit, farën e shrigave,
pse fale burgun e Hagës, pse fale rrencin, mashtruesin,
heleqarin, tradhtarin, pse fale, o Zot, aman, ç’t’u desht fara e sllavit, e shkavit, e ciganit, gjenocidarit, ç’t’u desht, o Zot i Madh, thika,sakica, kasapi, zagari….
pushtuesi… robnuesi… dhunuesi….
(shpërthen një za nane, me jehona):
(Fol Gjykatë Speciale e Hagës:
Po bani e bani, vaki, Speciales me ia marrë tinëz,
(kushedi, kush?), çelësat e sallave të gjykimit,
të zyrave të gjyqtarëve…prokurorëve…,
e m’i sjell në Shoqatat e dala nga UÇK-ja, në Kosovë,
kurse lëndët e fajësisë, UÇK-ja e pafajshme, çlirimtarët e prangosur, m’u kthye shëndosh e mirë, si molla, në Kosovë:
Çka ban, Del Ponte, Dic Martti, Serbia, aleatët e saj,
Haga, qyqe vetëm pa UÇK-n, pa çlirimtarët,
pa malet, pa dëshmitarët e rrëmë …?!
Eee, çka bajnë: Evropa, Haga, Rusia…pa ty,
Gjykytë Speciale hileqare antishqiptare, antUÇK,
Antiliri, antipavarësi, antiKosovë ?!
Kthejnë, në Bruksel, për kryeshendosh!)
Zot Ynë, të qofshim falë!
Gjykata e Hagës, në sy bote thotë:
“UÇK-ja, ndërmarrje kriminale!”
Luftëtarët e lirisë, vrasës! Paskan ba krime?
Anëtarët e UÇK-së, paskan dhunuar…?
Moj tokë e bekuar, lëshona 77 pashë fell n’Dhe!
Zot Ynë, djemtë e UÇK-së, paskan dhunuar nanat,
motrat, vajzat… paskan vra fëmijë, gra, pleq serbian?
Çlirimtarët e UÇK-së, shqiptar, me bishta?!
Kriminelë? Hajdutë! Vrasës! Dhunues…?
T’u mylltë goja, t’u qorrofshin të dy sytë, ty,
që hape burgun e Hagës, për djemtë e maleve!
Ah, të marrtë Ora e ligë, jarabi!
Ti nxjerrshin qentë eshtrat nga vorri!
Ti që hape burgun për lirinë…gjakun…për nana…
Ti,që polle burgun e Hagës, për bijtë mi,
ti s’ke fe, adhe, as Zot, hiqmu sysh, o pjellë lugati!
E di, nana Hyrë, e din, fort mirë, rodin tan
prej lugati,shekuj s’u ngine gjak e mish e troje
e sy, e gji, erz, dhunime të nanave, nuseve, çikave!
O edhe matan xhehenemit, bota e di zanatin tan:
Ti ia ha mushkëritë lirisë!
Ti Kosovën e sheh,e do, Serbi!
Ti ia pi gjakun Pavarësisë!
Ti lyp me ia qorrue sytë, shtetit të Kosovës!
Ti kërkon me ua pimun pikë, rritën, dashurinë,
lumturinë e fëmijë të mi!
Ti i do pendlat e korbit, në lëkurën e Shqiponjes!
Ti kërkon me shpall engjëll, thikën!
Ti kërkon me shpall, Kasapin e Ballkanit, mbret!
Ti don me zhba: lirinë, UÇK-në, pavarësinë, shtetin e Kosovës, e, me Gjykata e gjykime, me ligje e dëshmitarë të rrëmë, me zagarë, me kryma, me huta, me kudra, dhelpra, me kukuvajka, qyqe, don me rikthye “Kosovë – Metohinë”, ushtrinë serbe, shtetin, thikën,
gjenocidin, gjyqet, ligjet, burgjet…me kin“demokracinë”, Rusinë… Ti kërkon me hangër mishin, me pi gjakun
me shlye emrin e UÇK-së! Me ia zi eshtnat! Me ua qit qenve! UÇK-së, e ia shkoq emrin nga truni,
nga gjaku, nga Kosova, nga Shqipëria…
UÇK – kryt nalt me ngrit, kemi Zotin: Amerikë!
Nana t’i jep nana sytë e mi!
Ta jep, nana Hyrë, zemrën teme!
Ti jep nana musknitë e mia!
Ti jep nana, duart e mia!
Ta jep nana gjakun tem!
Ta jep nana ashtin tem!
A je ti DicMarti i Hagës, a po me bajnë sytë?
A je ti, gjyshja e del Pontes?
A koke nana, motra, dadoja e Speciales…?
Pu-pu-puuu! Larg gojës teme!
lugat, me 12 krena, i dale nga xhehenemi?
O Zot! Shkundulloje qiellin, e bën hata:
Rrënoje 7 pashë në Dhe, padrejtësinë! Rrenën! Shpifjen! Hilen dhe kilen!
Rrëzohu o qiell e ban hata!
O male! Shtypeni mizorin, mos kini rahmet!
Ndrydhne, shtypne, o shtypne, bre, shtypne,
se shtypja mbi shtypësin:
Drejtësi! Trimni! Liri! Marifet! Xhenet!
Hagë, o gur i ranë, edhe burg, edhe plagë…
Jam nanë! Nana Hyrë! Jam nana e 4 djemve
(zëri drithërues i nanës, shpërthen me jehona):
Haaaashim, biiiir! Jakuuuup!Kadriiii! Rexheeep!
Hallall e paçi temblin e gjinit, që ua dha nana!
Nuk jam vetëm, bijtë e mi!
Me mue erdhen malet, istikamet, Abria, Likoci, Qyqevica, Meja, Reçaku, Pakleku, Izbica,
Malet e Berishës…Vlora, Kruja…
Edhe Prekazi erdhi me Drenicën… edhe Kongresi i Manastirit…edhe Pashriku… edhe Kaçaniku e Dukagjini… bashkë me mue erdhën, këtu në Hagë:
Kosova! Endriti! Me Lumen! Me gjyshin Haxhi!
Me Drenicën! Me mue erdhën sytë e mi! Ashti im!
O djemtë e UÇK-së, zot e për mi zot të maleve,
të pushkës çlirimtare…të lirisë…Pavarësisë…
O të bekuemit e Zotit, djemtë mi!
Bashkë me nanën Hyrë, që, afër nanës, UÇK-ja,
po i prin Adem Jashari, krah për krah
me Drenicën, Kosovën, Shqipërinë!
Janë ardh me ju marrë, juve, o bijtë e mi…!
Jo, i thashë Hagës. Edhe Zotit i thashë, jo!
Unë, nana Hyrë, ma nuk kthehet e gjallë në Drenicë!
Burgu i Hagës e ka edhe një vend të lirë
për nanën Hyrë…me veti e kam marrë qefinin, tabutin, një grusht Dhe Buroje, ujë të bunarit, kam marrë me veti pak dhe të vorrit të babës e të nanës sime…
E mora edhe plisin e gyshit, furkën e boshtin e gyshes!
O edhe nana Hyrë, do hyjë e do rri, në terrin e Hagës, bashkë, me 4 bijtë e mi, që 12 muaj, se janë shqiptar, se i prinë UÇK-së, se janë dora e Zotit, nderi Kombit!
O trupin tim, të pa pajetë, të mos e varrosin
në Dheun Hagës, po midis deti…
(Shpërthej melodi e Marshit të UÇK-së, nanës Hyrë,
i doli kllapia e komës, mori vesh se ishte në Spitalin
e Prishtinës,afër saj zgërdhihej exheli…!)
Zërin e Zotit: “Djemtë e tu, o nanë, plotësisht të pafajshëm!”
(Zani me jehona, nga bugu i Hagës,
i 4 Heronjve të Luftës Çlirimtafre e të Paqes):
Ushtrinë e ke!
Lirinë e ke!
Pavarësinë e ke!
Shtetin e ke!
Paqen e ke!
Lavdinë e UÇK-së e ke!
Kosovë:
Hallall gjaku ynë!