Nani rikthehet në Turqi, nënshkruan për Adana Demirspor
14 korrik 2023
| 14:32
Klubi turk, Adana Demirspor zyrtarizoi në orët e vona të së enjtes nënshkrimin e portugezit Nani.
36-vjeçari, i njohur ndërkombëtarisht për përvojën e tij te Manchester United në periudhën 2007-2014 ka firmosur kontratë të vlefshme për një sezon, me opsion rinovimin edhe një vit tjetër.
Kështu Nani është rikthyer në Turqi, ku ka përfaqësuar Fenerbahçen, në sezonin 2015/16, me një rekord prej 47 ndeshjesh dhe 12 golash. Nani është gjithashtu mes lojtarëve me më shumë ndeshje në Kombëtaren e Portugalisë, pasi ka luajtur në 112 ndeshje dhe ka shënuar 24 gola.