Nano mohon se djali i tij është therë me thikë

26 gusht 2021 | 11:32

Gazetarit  Mustafa Nano ka mohuar raportimet e medieve se djali i tij është  therë  me thikë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk ka djalë me emrin Gerian, siç  kanë raportuar mediet.

Sipas tij, ky lajm  ka qenë fake news.

Postimi i plotë i Mustafa Nano:

Fake news!!! Ka qysh dje që një numër portalesh, të Shqipërisë e Kosovës, kanë nxjerrë një lajm me titull “Plagoset me thikë i biri i Mustafa Nanos”. Unë nuk kam ndonjë djalë me emrin Gerian. Nuk kam as ndonjë djalë 34 vjeç. Është një lajm krejt i rremë, i sajuar kotmëkot bazuar te mbiemri Nano. Dhe e bukura është se edhe mbiemri i të plagosurit nuk është Nano. Por është Mano. Dhe kjo e bën gabimin edhe më të pafalshëm. Është një lajthitje që nxjerr në pah edhe një herë papërgjegjshmërinë e disa reporterëve, që bëjnë lajme (ose marrin lajme nga njëri-tjetri) pa bërë asnjë lloj verifikimi, duke shmangur edhe mundimin e një telefonate. Turp!

Ka ende disa portale që e mbajnë këtë “fake news”. Ju bëj thirrje ta heqin urgjentisht. Në mos, do t’i çoj në gjyq, ku alibia se “e morën nga të tjerët” nuk do t’u vlejë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të investimeve me të cilat synohet të përmirësohet…