Nantes shkarkon trajnerin Pierre Aristouy 

29 nëntor 2023 | 16:51

Ndryshim bankine në Ligën 1. Drejtuesit e Nantes kanë shkarkuar Pierre Aristouy nga pozita e trajnerit.

43-vjeçari qëndronte në bankinën e Nantes prej datës 9 maj, duke drejtuar skuadrën për 17 ndeshje në total.

Nantesi ka siguruar vetëm një pikë në katër takimet e fundit, ecuri negative që ka sjellë shkarkimin e Aristouy.

Drejtuesit nuk duan të përjetojnë ankthet e sezonit të fundit, kur qëndrimi në elitë u sigurua vetëm në fund. Ai që pritet të zëvendësojë Pierre Aristouyn në bankinë është Jocelyn Gourvennec, i cili aventurën e fundit e pati te Lille.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica ishte prezent në konferencën për…