Naomi Campbell ende nuk është gati për t’u bërë nënë
10 tetor 2019
| 11:29
Ajo është një nga supermodelueset më të mëdha në botë dhe që i ka rezistuar tregut për shumë vjet. Naomi Cambell ka një karrierë të suksesshme, por për sa i përket jetës private ende nuk ka krijuar një familje.
Pavarësisht se është 49 vjeçe, ylli i pasarelave shprehet se ende nuk është gati të bëhet nënë. Në një intervistë për “WSJ. Magazine”, bukuroshja britanike është shprehur: “Naomi të ketë fëmijë, ende jo, do të shoh se çfarë më sjell universi”. Më tutje, ajo ka folur edhe për jetën e saj si beqare.
“Të jesh vetëm nuk do të thotë të jesh i vetmuar. Nuk kam kohë të mërzitem dhe nuk kam kohë të ndihem e vetmuar”, ka thënë Cambelli. Naomi ka thënë se privatësia për të është shumë e rëndësishme për sa i përket jetës personale dhe lidhjeve.