Napoli barazon ndaj Barcelonës, Porto befason Arsenalin
21 shkurt 2024
| 23:04
Kanë përfunduar sfidat e radhës të vlefshme për 1/16 të Champions League.
Napoli dhe Barcelona janë ndarë në barazimin 1-1 në “Maradona Stadio”. Të parët që kaluan në avantazh ishin spanjollët, ku në minutën e 60’ ishte Lewandowski që shënoi. Goli i barazimit erdhi nga Victor Osimhen në minutën e 75’ duke bërë që stadiumi të shpërthejë në festë.
Ndeshja ishte pothuajse e barabartë dhe tepër e luftuar nga të dyja skuadrat.
Nga ana tjetër, Porto ka mposhtur Arsenalin 1-0, me portugezët të cilët kanë gjetur golin në minutën e 94′ falë Galeno.