Napoli befasohet nga Spartaku, Lyoni triumfon ndaj Brondbyt
Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në Ligën e Evropës.
Napoli ka pësuar humbje nga Spartaku i Moskës me rezultat 2-3.
Ekipi italian e nisi duelin shumë mirë dhe qysh në min e 1’ kaluan në epërsi me golin e Elif Elmas.
Megjithatë, gjërat për ta u vështirësuar pasi Mario Rui u ndëshkua me karton të kuq në min e 30’ dhe u detyruan të luajnë me një futbollistë më pak në vazhdim.
Në pjesën e dytë rusët shkëlyqen duke arritur fillimisht të barazojnë rezultatin në min e 61’ përmes Quincy Promes.
Spartaku vazhdoi me sulme dhe arriti të kalojë ne epërsi në min e 81’ përmes Mikhail Ignatov, kurse për 1-3 ishte Promes që shënoi në min e 90’ golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje.
Krejt çka arriti të bëjë Napoli deri në fund ishte ngushtimi i epërsisë në 2-3 me golin e Victor Osimhen në min 90+4’.
Me këtë humbje Napoli renditet e treta në grupin C, ndërsa Spartak Moska ndodhet e dyta me tre pikë.
Në përballjet tjera Lyoni ka mposhtur Brondbyn 3-0, ndërsa Legia ka befasuar Leicesterin duke e mposhtur me rezultat 1-0.