Napoli bën gati kontratën e re për Rrahmanin
05 janar 2023
| 11:58
Amir Rrahmani do të vijojë të jetë pjesë e Napolit. Paraqitjet e tij të mira nën drejtimin e Luciano Spallettit duket se kanë bindur drejtuesit e klubit që t’i besojnë Rrahmanit të ardhmen e mbrojtjes së skuadrës.
Mbrojtësi i Kosovës pritet të rinovojë kontratën deri në vitin 2027. Në stadium në sfidën Inter-Napoli ndodhet edhe agjenti i mbrojtësit, Ardian Aliaj i cili do të takohet me drejtuesit e kaltër për të diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes.
Sa i përket pagës së lojtarit, Rrahmani pritet të përfitojë nga kontrata e re rreth 2.6 milionë euro në sezon. Kontrata aktuale e mbrojtësit të Kosovës skadon në qershor të viti 2024.