Napoli, bindës ndaj Lecces; Dzeko, vendimtar për Romën
22 shtator 2019
| 17:11
Napoli ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Lecces (1-4), dhe vazhdon të jetë në hap me Juventusin dhe Interin.
Sulmuesi veteran Fernando Llorente realizoi dy gola, kurse nga një tjetër e shtuan Lorenzo Insigne nga penalltia dhe Fabian Ruiz. Për vendasit golin e nderit e realizoi Marco Mancosu.
Fitores i është gëzuar edhe Roma ndaj Bolognas (1-2), falë golit të Edin Dzekos në fund të ndeshjes. Golin tjetër për kryeqytetasit e shënoi Aleksandar Kolarov. Për vendasit shënoi Nicola Sansone nga penalltia.
Në ndeshjen tjetër Sampdoria e mposhti Torinon (1-0). Sonte takohen Atalanta-Fiorentina dhe Lazio-Parma.
/Epoka e re/