Napoli dhe Roma në garë për Piatekun
16 tetor 2018
| 12:46
Krzysztof Piatek është një nga sulmuesit më në formë në Evropë dhe golat e shënuar me Genoan kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve italiane.
Napoli është një nga klubet kryesore që po monitoron polakun, por në garë është futur edhe Roma. Siç raporton “Corriere dello Sport”, Monçi, drejtori sportiv i verdhekuqve, ka arritur akordin me menaxherin e 23-vjeçarit.
Nga ana tjetër, Napoli ka ofruar 35 milionë euro për kartonin e tij dhe dëshiron ta mbyllë tratativën që në janar. Për Piatek interesohet edhe klubi i Juventusit, Barcelonës, Atletico Madridit dhe Borusia Dortmundit.