Napoli e dëshiron Rashicën për sezonin e ardhshëm

01 korrik 2020 | 13:28

Skuadra e Napolit do të tentojë ta transferojë Milot Rashicën. Reprezentuesin e Kosovës e dëshiron edhe skuadra e Leipzigut si zëvendësim për Timo Wernerin.

Rashica në verë pritet të largohet nga Werder Bremeni, por ky klub kërkon të paktën 25 milionë euro për shërbimet e ish-futbollistit të Vushtrrisë. Më herët interesim për 24-vjeçarin kanë shfaqur edhe Hertha, Milani dhe Liverpooli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka reaguar…