Napoli e dëshiron transferimin e Kumbullës në janar

24 dhjetor 2021 | 17:24

Napoli është skuadra që kërkon shërbimet e mbrojtësit shqiptar të Romës, Marash Kumbulla.

Mediet italiane në rubrikën e merkatos e kanë si lajm kryesor, teksa Napoli është futur në negociata për ta përforcuar repartin e prapavijës.

Pas largimit të Kostas Manolas dhe angazhimit të Kalidou Koulibaly në Kupën e Afrikës, synim i Napolit është blerja e një qendërmbrojtësi.

Parametrat mbeten ato të merkatos verore: një operacion huazimi me të drejtë blerjeje. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është kërkuar edhe më herët nga Napoli, por ishte Roma ajo që bleu kartonin nga klubi i Veronës. Interesim për shërbimet e tij ka treguar edhe Torino.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhimi i automjeteve në Gjermani ra gjatë këtij viti në…