Napoli e kërkon Januzajn si zëvendësues të Insignes

31 janar 2022 | 13:05

Napoli është duke menduar për nënshkrimin e Adnan Januzajt si zëvendësues të Lorenzo Insignes.

Sulmuesi shqiptar nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Real Sociedadin, teksa në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë. Klubi italian thuhet se se është gati ta transferojë atë në “Diego Maradona Stadium”.

Sipas mediave italiane, Napoli po synon që të nënshkruajë një parakontratë me reprezentuesin belg qysh tani në muajin shkurt në mënyrë që t’u bashkohet verës si lojtar i lirë. Januzaj do të jetë zëvendësues i Insignes, i cili do të largohet drejt Torontos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës,…