Napoli e mposhti Atalantën e Etrit Berishës
21 janar 2018
| 14:40
Skuadra e Napolit e ka mposhtu 1-0 Atalantan në ndeshjen që u zhvillua sot në kuadër të kampionatit elitar të Italisë, Seria A.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Dries Mertens, i cili në minutën e 65-të e ka dërguar topin në rrjetën e portës së Etrit Berishës.
Kjo humbje nuk i shkon aspak përshtati skuadrës së Atalantës që synon zonën e Evropa Ligë.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)