Napoli e sheh Berishën si zëvendësues të Reinas
03 janar 2018
| 12:18
Paraqitjet e mira të portierit shqiptar, Etrit Berisha në fanellën e Atalantës ka bërë që interesimi i skuadrave tjera për transferimin e tij të rritet.
Portieri kuqezi mund të transferohet të Napoli për edicionin e ardhshëm. lajmi është bërë i ditur nga “Calciomercato”.
“Etrit Berisha është njëri prej kandidatëve kryesorë për të zëvendësuar Pepe Reinan te Napoli në fund të këtij edicioni”, ka shkruar sajti italian. 28-vjeçari nga Prishtina ka kontratë me skuadrën e Atalantas deri në verën e vitit 2021, kurse kartoni i tij vlerësohet rreth shtatë milionë euro.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)