Napoli edhe me larg titullit
29 prill 2018
| 20:14
Skuadra e Napolit ka pësuar humbje nga Fiorentina (3-0) dhe në këtë mënyrë ka zvogëluar edhe më shumë shanset për të fituar titullin në Itali.
Napoli e nisi keq ndeshjen, pasi në minutën e tetë mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Koulibaly u ndëshkua me karton të kuq. Giovanni Simeone ishte lojtari kryesor i Fiorentinës, pasi shënoi tre golat në këtë ndeshje.
Me katër pikë më pakë se lideri Juventusi, skuadra e Napolit mban vendin e dytë tani me 84 pikë, kurse Fiorentina në vendin e nëntë ka 54 pikë.