Napoli eliminohet, Lazio dhe Atletico kualifikohen

22 shkurt 2018 | 21:24

Napoli ka fituar 2-0 në Gjermani ndaj Leipzig, por nuk ka arritur të kualifikohet më tej në Evropa Ligë, pasi në Itali kishte humbur me rezultatin 3-1.

Kështu, kryesuesit e Serisë A mbyllin një sezon për t’u harruar në Evropë, raporton “Tch”. Më parë, nuk kishin arritur të kalonin fazën e grupeve në Champions Leage dhe tani mund të përqendrohen vetëm në luftën me Juventusin për titullin e Serisë A.

Ndërkohë, Lazio ka arritur të përmbysë humbjen 1-0 në Bukuresht, duke mundur Steauan me rezultatin e thellë 5-1. Tregolëshi i Immobiles dhe golat e Bastos e Anderson i dhanë triumfin Lazios, që do të vazhdojë aventurën në Europë.

Rezultatet

Lokomotiv M.-Nice       1-0
Atletico M.-Copenhagen 1-0
Dynamo Kiev-AEK       0-0
Plzen-Partizan               2-0
Leipzig-Napoli               0-2
Sporting-Astana             3-3
Villarreal-Lyon               0-1
Zenit-Celtic                    3-0

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përshëndetur ngritjen e…