Napoli fiton me lehtësi ndaj Romës

21 mars 2021 | 22:49

Napoli shton shpresat për një vend në zonën Champions për sezonin e ardhshëm. Të Kaltit sonte në mbrëmje morën një fitore të pastër 2-0 në transfertën e “Olimpicos” kundër Romës.

Dries Mertens ishte heroi për ekipin e Gattusos. Fillimisht belgu zhbllokoi rezultatin me një ekzekutim fantastik të goditjes së dënimit. 7 minuta më pas, Mertens e pati të thjeshtë për të shënuar me kokë pas një kombinimi të bukur mes Insignes dhe Politanos.

Roma e pati të vështirë për të reaguar duke konfirmuar momentin e vështirë që po kalon. Tashmë Napoli mban vendin e pestë me 53 pikë, vetëm dy më pak se Juventusi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i…