Napoli fiton ndaj Salernitanas, shënon Amir Rrahmani
Kapiteni i Kosovës po vazhdon formën e tij të mire me Napolin ku sonte ka shënuar përsëri. Në stadiumin “Diego Armando Maradona” Rrahmani shënoi golin e tretë të Napolit. Golat e tjerët për napolitanët i shënuan Jesus (17), Mertens (45+3) dhe Insigne (53). Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Bonazzoli. Frederik Veseli u ndëshkua me karton të kuq në këtë ndeshje.
Amir Rrahmani vazhdon të jetë kryefjala e Napolit për këtë sezon.
Mbrojtësi kosovar përpos që bën ndërhyrje në mbrojtje, është i mirë në lojën në ajër dhe në pasime, ai herë pas here edhe shënon.
Sonte ai ka shënuar golin e tretë në këtë sezon në Serie A dhe atë kundër Salernitanas.
Fabian Ruiz (11) i Napolit bëri goditjen e parë në portë në këtë ndeshje duke rrezikuar seriozisht portën e mysafirëve. Një minutë pas Ruiz ishte Lozano që rrezikoi përsëri portën e mysafirëve por Vid Belec, portieri i Salernitanas bëri një super pritje.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 17-të dhe realizator ishte Juan Jesus, i cili shënoi pas një rikthimi të topit në zonë.
Ky gol u pranua i rregullt edhe pse fillimisht u desh të shikohej VAR nëse ka pasur pozitë jashtëloje.
Lozano përsëri pati një mundësi të mirë për të shënuar por goditja e tij përfundoi shumë afër shtyllës së djathtë të Belec.
Mertens i Napolit përsëri ishte afër golit në minutën e 26-të por ai u rrezua dhe gjyqtari konsideroi se nuk ishte ndërhyrje e parregullt ndaj tij.
Atëherë kur nuk pritej, pasi që Napoli e kishte ndeshjen në dorë, Salernitana barazon me Bonazzoli në minutën e 33-të të ndeshjes.
Napoli do të tentonte që të kthehej në lojë në minutën e 38-të kur Ruiz përsëri kishte një mundësi të mirë për të shënuar për Belec përsëri priti goditjen e spanjollit.
Megjithatë, Napoli pjesën e parë do ta përfundonte në avantazh pasi që do të shënonte gol në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Ishte Dries Mertens që shënoi nga penalltia një gol të bukur për të shkuar në pushime me rezultat 2-1.
Me të filluar pjesa e dytë, Napoli do të shënonte edhe golin e tretë.
Dries Mertens kësaj radhe do të bënte një pasim zhagazi, më shumë si një goditje në portë, e ku aty ishte Amir Rrahmani për të shënuar gol në minutën e 48-të të ndeshjes.
Ishte goli i tretë ky i kosovarit që e ka shënuar këtë sezon për Napolin në Serie A.
Tre minuta më vonë, Frederik Veseli, mbrojtësi shqiptar që luan për Salernitanan u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, rrjedhimisht me të kuqin duke e lënë skuadrën mysafire me 10 lojtarë në fushë.
Ai do të shkaktonte edhe penallti të cilën në gol e shndërron Lorenzo Insigne në minutën e 53-të.
Kjo fitore e ngrit në vendin e dytë Napolin me 49 pikë, por skuadra e Rrahmanit ka një ndeshje më shumë se Interi që është në vendin e parë me 43 pikë dhe njëjtë edhe me Milanon që është e tretë me 48 pikë dhe sonte luan kundër Juventusit. Salernitana mbetet në vendin e fundit me vetëm 10 pikë të tubuara nga 22 xhiro.