Napoli i Rrahmanit me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
21 shkurt 2023
| 22:56
Napoli e ka fituar ndeshjen e parë kundër Frankfurtit në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Napolitanët triumfuan 0:2 në takimin kundër Eintacht Frankfurtit në Gjermani, shkruan Demokracia.com.
Osimhen në minutën e 40-të dhe Di Lorenzo në të 65-tën minutë ishin realizatorët e golave të fitores për skuadrën italiane.
Mbrojtësi i Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani u paraqit për 90 minuta në këtë ballafaqim. Ndeshja e kthimit luhet pas tri javësh në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli.