Napoli interesohet për Ramadanin

20 qershor 2024 | 14:15

Ylber Ramadani ka qenë padyshim një ndër më të mirët në fushën e blertë për Shqipërinë në dy ndeshjet e para të “Euro 2024”.

Në këtë mënyrë Ramadani ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, në këtë merkato vere, të cilat janë gati ta bëjnë pjesë të tyre “shkatërruesin” shqiptar.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, për kartonin e 28-vjeçarit interesohen tre herë kampionët e Italisë, Napoli, me teknikun, Antonio Conte, që duket se e pëlqen shumë stilin e lojës, së djaloshit nga Ferizaj e për këtë arsye kërkon ta ketë “katalizatorin” e mesfushës, në skuadrën e tij. Nëse Ramadani transferohet te Napoli aty do ta gjejë edhe futbollistin tjetër nga Kosova, Amir Rrahmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar…