Napoli kërkon 100 milionë euro për Insignen
11 mars 2019
| 12:06
Napoli ia ka vënë çmimin 100 milionë euro sulmuesit anësor italian Lorenzo Insigne, raporton “La Gazzetta dello Sport” të dielën.
Insigne nuk është i kënaqur te Napoli dhe për shërbimet e tij kanë shprehur interesim Manchester City, Liverpooli dhe Paris Saint-Germaini. Derisa në të kaluarën presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, nuk dëshironte të dëgjonte oferta për Insignen, tash mësohet se situata ka ndryshuar.
Ai është i interesuar ta shesë Insignen, por çmimin ia ka vënë 100 milionë euro. Insigne mësohet se është i frustruar te Napoli në mungesë të fitimit të trofeve.