Napoli kërkon 100 milionë për Koulibalyn
17 maj 2018
| 11:59
Napoli është duke u përgatitur ta shesë Kalidou Koulibalyn për një shumë prej 100 milionë eurosh.
Drejtori sportiv i klubit, Cristiano Giuntoli, nuk ka ndërmend ta lejojë mbrojtësin të largohet, por shuma e madhe e ofruar mund ta ndryshojë situatën. Senegalezi erdhi nga KRC Genk për 7.75 milionë euro në korrik të vitit 2014, por që atëherë është bërë një nga mbrojtësit më të mirë në Serinë A. Ai kërkohet nga klube si Arsenal, Chelsea, Manchester City dhe Manchester United.
Koulibaly ka shënuar pesë gola në Serinë A këtë sezon, duke përfshirë edhe golin që e mposhti Juventusin në Torino. Napoli pritet të bëjë ndryshime në klub këtë edicion.