
Napoli kërkon Benzeman dhe Di Marian
18 korrik 2018
| 15:47
Skuadra e Napolit në Serinë A po synon të bëjë dy transfere të mëdha gjatë këtij afati kalimtar, në mënyrë që të shndërrohet në një konkurrente edhe më të fortë për Juventusin dhe skuadrat tjera që e kërkojnë titullin.
Pas angazhimit të Carlo Ancelottit në postin e trajnerit, drejtuesit e Napolit po e kërkojnë edhe Karim Benzeman nga Real Madrid dhe Angel Di Marian nga PSG-ja.
Ancelotti edhe në të kaluarën ka punuar më këta futbollistë dhe dëshiron që t’i ketë edhe në skuadrën e re.
/Epoka e re/