Napoli konfirmon lëndimin e Manolasit
08 shkurt 2021
| 16:56
Pas rezultimit pozitiv me Covid-19 të Kalidou Koulibaly, listës së problemeve në mbrojtjen e Napolit i është shtuar edhe Kostas Manolas me lëndimin e tij.
Napoli konfirmoi në uebfaqen e klubit se Manolas ka pësuar një lëndim në kyçin e djathtë të këmbës dhe koha e rikuperimit vlerësohet të jetë tri javë jashtë fushave të blerta.
“Informacionet nga klinika ‘Pineta Grande’, evidentojnë që një lëndim i shkallës së dytë të ligamentit në kyçin e këmbës së djathë. Rikuperimi parashihet të zgjasë tri javë. Futbollisti ka filluar procedurat”, thuhet në komunikatën e klubit.