Napoli konfirmon lëndimin e Rrahmanit
05 mars 2024
| 10:43
Napoli e ka konfirmuar lëndimin e kapitenit të Kosovës Amir Rrahmani.
Ai do të mungojë në ndeshjen e ardhshme kundër Torinos.
Rrahmani u lëndua në ndeshjen e mbrëmshme kundër Juventusit, ku Napoli triumfoi 2:1.
Përmes një njoftimi, klubi napolitan bëri të ditur se 30-vjeçari pësoi lëndim në muskulin e këmbës së djathtë.
“Duhet të vlerësohet shkalla e lëndimit e Rrahmanit, i cili u zëvendësua për shkak të lëndimit të muskulit të këmbës së djathtë”, thuhet në njoftim.