Napoli mban hapin për titull të Serie A, mposht Udinesen
18 prill 2018
| 22:49
Napoli ka arkëtuar tri pikë të reja në Serie A, pasi e mposhti sonte Udinesen.
4 me 2 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, transmeton Koha.net. Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 41 përmes Janktos.
Napoli barazoi shifrat përmes Insignes në minutën e 45+2. Për të asistoi Zielinski.
Udinese sërish kaloi në epërsi në minutën e 55 përmes Ingelssonit. Por, Napoli arriti të përmbysë gjithçka në vazhdim duke shënuar tre herë.
Albiol, Milik, e Tonelli shënuan për fitoren e Napolit, 4-2.
Në vendin e dytë Napoli ka 81 pikë, katër më pak se Juventusi që barazoi 1 me 1 ndaj Crotones. Udinese në vendin e 14 ka 33 pikë.