Napoli me çdo kusht e dëshiron Brojën
27 maj 2022
| 17:06
Sulmuesi Armand Broja është kthyer në objektivin numër një nga skuadra e Napolit. Gjithnjë e më shumë po flitet për shitjen e Osimhen, me klubin e kaltër që pritet të përfitojë deri në 90 milionë euro.
Me cilësitë e Osimhen drejtuesit e Napolit shohin bomberin shqiptar, i cili, përveç fizikut, është i ri në moshë dhe mund të lërë gjurmë.
Klubi italian ofron deri në 25 milionë euro, por ende nuk dihet qëndrimi i Chelseas. Broja kërkohet edhe nga Evertoni, Newcastle dhe West Hami.