Napoli me përmbysje mposht Milanin
Ka rezultuar një spektakël i vërtetë futbolli ndeshja e vlefshme për javën e dytë të “Seria A” mes Napolit dhe Milanit, e përfunduar me shifrat 3-2 për vendasit.
Skuadra e drejtuar nga Anchelotti e nisi në malore sfidën pasi në minutën e 15-t Bonaventura realizoi një gol mjaft të bukur. Napoli tenton të reagojë duke i imponuar Milanit lojën, por goli do të mungonte.
Atë që nuk bëjnë napolitanët e bën Calabria në fillimin e pjesës së dytë, duke dyfishuar shifrat. Krijohet përshtypje se nxënësi Gatusso ka arritur të dalë mbi mësuesin Anchelotti, por jo.
Të kaltrit nga ky moment do të nisnin përmbysjen e madhe. Super Zielinski në dy raste, në minutën 53-t dhe 67-t, do realizonte dy gola, duke barazuar shifrat dhe duke rindezur shpresat për pikët e plota.
“Djalli” struket dhe sulmet e njëpasnjëshme të Napolit konkretizohen me Mertnes në minutën e 80-t, që i dhuron tifozëve në “San Paolo” një fitore dramatike dhe shumë domethënës.
Napoli pas 2 javësh ngjitet në kuotën e 6-t pikëve, po aq sa Juventusi. Ndërsa për Milanin kjo ishte ndeshja e parë, pasi sfida me Genoan u shty për shkak të shembjes së urës në qytetin e kësaj të fundit.