Napoli merr fitore të madhe ndaj Milanit

19 dhjetor 2021 | 23:00

Napoli ka fituar kryendeshjen e javës kundër Milanit.

Napoli ka marrë një fitore me rezultat minimal, por me vlerë shumë të madhe, duke mposhtur Milanin 1:0.

Napolitanët kaluan në epërsi qysh në minutën e 5 të takimit, me golin e shënuar nga Ejlmas.

Elmas realizoi me kokë, pas një krosimi nga këndi, që erdhi nga Zielinski.

Skuadra e Amir Rrahmanit – i cili pati paraqitje fantastike sonte – ruajti mirë rezultatin deri në fund të ndeshjes.

Milan gjeti golin në minutën e 90+2’, por VAR anuloi për një pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Napoli merr pozitën e dytë në tabelë duke barazuar pikët me Milan. Të dyja skuadrat janë në kuotën e 39 pikëve. Inter prinë me 43 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e SHBA-së do të emërojë Këshilltarin e Përhershëm Ligjor…