Napoli mposhti Brescian, zverdhët Hysaj
29 shtator 2019
| 14:34
Napoli e mposhti sot skuadrën e Brescias (2-1), në kuadër të javës së gjashtë në Serina A.
Në minutën e 13-të, Dries Mertens shënoi për epërsinë e parë të vendasve, derisa në fund të pjesës së parë Kostas Manolas realizoi për 2-0. Mysafirët e ngushtuan rezultatin me golin e Mario Balotellit, në minutën e 67-të.
Shqiptari Elseid Hysaj është aktivizuar në lojë në pjesën e dt dhe është ndëshkuar me karton të e verdhë. Sot nga ora 20:45 zhvillohet derbi i kësaj jave në mes Milanit dhe Fiorentinës.
/Epoka e re/