
Napoli mposhti edhe Sassuolon
17 shkurt 2023
| 23:43
Napoli vijon rrugëtimin perfekt drejt titullit kampion në Seria A, duke mundur çdo kundërshtar të mundshëm që i del para. Të Kaltrit mrbëmjen e sotme morën një fitore 2-0 në fushën e Sassuolos, një skuadër që nuk është aspak e thjeshtë.
Kvaratskhelia do të shënonte në super gol në minutën e 12-të me një veprim shumë të bukur në hyrje të zonës, duke konfirmuar dhe formën fantastike që po kalon.
Në minutën e 33-të, Osimhen dyfishoi shifrat pas një pasimi që mori nga Rrahmani. Napoli administroi rezultatin deri në fund dhe tashmë gjendet në krye me 62 pikë, 18 më shumë se Interi i vendit të dytë.