
Napoli mposhti Frosinonen
28 prill 2019
| 14:27
Skuadra e Napolit ka shënuar fitore të lehtë ndaj Frosinone (0-2). Në pjesën e parë shënoi Dries Mertens për 0-1, kurse rezultatin final 0-2 e vulosi në pjesën e dytë Amin Younes.
Pas kësaj xhiro skuadra e Carlo Ancelottit vazhdon të jetë e dyta me 70 pikë, kurse Frosinone renditet në pozitën e parafundit me 23 pikë.
/Epoka e re/