Napoli ndalet në barazim nga Verona

07 nëntor 2021 | 21:32

Napoli ka barazuar me Hellas Veronën me rezultat 1-1, në kuadër të javës së 12-të në Serie A.

Golin e parë në ndeshje e kanë shënuar vendasit me Giovanni Simeone, në minutën e 13-të, teksa më pas

Napoli e ka barazuar pesë minuta më vonë me Giovanni di Lorenzo, në minutën e 18-të, me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë dy skuadrat kishin raste për shënim, por nuk arritën që t’i konkretizonin.

Napoli pas barazimit mbetet në pozitën e parë me 32 pikë, pas 12 ndeshjeve, teksa Hellas Verona në vendin e 10-të, me 16 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka shënuar fitore ndaj Kamza Basket me rezultat 97:76…