Napoli në bisedime me Ibrahimoviqin
25 tetor 2019
| 12:17
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, prej kohësh ka qenë i interesuar që të nënshkruajë me sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimoviq.
Ai tani ka bërë me dije se bisedimet për një transferim të mundshëm janë duke u zhvilluar “për disa muaj”, shkruan “Goal”. Ndërsa futbollisti 38-vjeçar ka lënë të kuptohet se mund të rikthehet në Serinë A, pasi kontrata e tij me LA Galaxy të ketë skaduar.