Napoli në verë e refuzoi Ronaldon

02 janar 2019 | 20:55

Cristiano Ronaldo mund të ishte transferuar te Napoli në merkaton e verës.

Ka qenë drejtori sportive i të kaltërve, Kristiano Xhiuntoli, që në një prononcim për “Sky Sport” ka zbuluar prapaskenat me yllin portugez.

“Po, CR7 na është ofruar. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me menaxherin Jorge Mendes që nga koha e rinovimit të kontratës së Guhlam dhe dëgjohemi shpesh. Isha bashkë me presidentin De Laurentiis kur na është ofruar. Qëndruam në heshtje, më pas analizuam shifrat dhe kuptuam se ishte një operacion jashtë mundësive tona. Kur u transferua te Juventusi mendova se bardhezinjtë  ishin skuadra më e fortë e Europës”, u shpreh Xhiuntoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori spanjoll Francesk Fabregas ishte kthyer në objektivin numër 1…